Ka ndërruar jetë ish kryetari i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci

  • A.P /
  • 01 January 2026 - 11:39
Ka ndërruar jetë ish kryetari i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci

Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare ish kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i ASHAK’ut Nexhat Daci, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë viteve të shërbimit të tij në krye të Kuvendit të Kosovës, ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare të vendit tonë.

Me vizion, maturi dhe përkushtim, z. Daci kontribuoi në ndërtimin e institucioneve demokratike, në forcimin e Kuvendit si zë i qytetarëve dhe në avancimin e proceseve politike në prag të shtetësisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)