Aksident, disa vetura të bllokuara shkaku i akullit në rrugë
Për shkak të temperaturave shumë të ulëta gjatë natës dhe ngricave në një rrugë në fshatin Volljakë të Klinës një numër i madh i veturave kanë mbetur të bllokuara dhe dy prej tyre edhe janë aksidentuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në këtë segment të rrugës është shkaktuar kaos nga veturat e shumta të cilat kanë mbetur në mes të rrugës dhe disa prej tyre anash.
(Kosova Sot Online)
