Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës: Të gjitha forcat në gatishmëri

  • A.P /
  • 03 January 2026 - 13:45
Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës: Të gjitha forcat në gatishmëri

Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës ka ka urdhëruar aktivizimin e menjëhershëm të të gjitha forcave ushtarake në vend, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Duke folur në spanjisht në një video-mesazh, Vladimir Padrino López bëri thirrje për një front të bashkuar rezistence përballë “agresionit më të keq” ndonjëherë kundër Venezuelës, duke shtuar se vendi po vepronte sipas “urdhrave të Maduro-s” që të gjitha forcat e armatosura do të vendoseshin në gatishmëri.

“Na sulmuan, por nuk do të na nënshtroni,” tha ministri i mbrojtjes.

(Kosova Sot Online)