Trump paralajmëron edhe për Iranin: Do ta godasim shumë rëndë

  • A.P /
  • 05 January 2026 - 09:15
Trump paralajmëron edhe për Iranin: Do ta godasim shumë rëndë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paralajmëruar përsëri se Irani do të goditet shumë rëndë nëse protestuesit vriten gjatë protestave të vazhdueshme që po zhvillohen në vend, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Po e ndjekim nga afër. Nëse fillojnë të vrasin njerëz, siç kanë bërë në të kaluarën, mendoj se do të goditen shumë rëndë nga Shtetet e Bashkuara”, tha Trump nga Air Force One.

Protestat filluan më 28 dhjetor në Teheran, ku tregtarët mbyllën dyqanet e tyre në shenjë proteste kundër rënies ekonomike, përpara se të zgjerohej fushëveprimi i tyre, me pjesëmarrësit që tani ngrenë kërkesa politike.

Sipas shifrave zyrtare, të paktën 12 persona janë vrarë që nga e mërkura, përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë.

Këto janë protestat më të mëdha që nga viti 2022-2023, kur qindra njerëz u vranë dhe mijëra u arrestuan pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një gruaje të re që u arrestua nga policia e moralit për shkelje të dyshuar të kodit të rreptë të veshjes.


(Kosova Sot Online)