Qytetari dorëzon në polici kuletën që e gjeti në oborr
Policia ka njoftuar se një qytetar në Shtime ka dorëzuar në polici një kuletë që e kishte gjetur në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në të kishte:
– një patentë shoferi
– një letërnjoftim
– një kartelë bankare
– para në vlerë prej 90.65 euro.
Ato i janë kthyer pronarit.
“Pas verifikimeve, është identifikuar pronari i portofolit, H. D., i cili është njoftuar dhe është paraqitur në stacionin policor për tërheqjen e portofolit.”
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon qytetarin A. Rama për veprimin e tij shembullor, ndershmërinë dhe bashkëpunimin me policinë, duke e vlerësuar këtë rast si një shembull të mirë të qytetarisë dhe përgjegjësisë shoqërore.”
(Kosova Sot Online)
