Janë numëruar 31.58% e votave me kusht, këto janë rezultatet

  • A.P /
  • 06 January 2026 - 08:08
Janë numëruar 31.58% e votave me kusht, këto janë rezultatet

Janë numëruar 31.58% e votave me kusht, derisa ende po vazhdon numërimi i tyre, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në këtë proces prin Lëvizja Vetëvendosje prin me 49.81 për qind apo 1313 vota.

Vendin e dytë e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 20.45 për qind apo 539 vota.

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës 11.65 për qind apo 307 vota si dhe vendin e katër është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka arritur t’i marrë 236 vota apo 8.95%.


(Kosova Sot Online)