Lëndohet një qytetar pasi dyshohet se plagosi veten

  • A.P /
  • 07 January 2026 - 10:30
Lëndohet një qytetar pasi dyshohet se plagosi veten

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e Rahovecit, pasi ishte plagosur në këmbë, me armë zjarri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:30.

Sipas njoftimit të policisë, viktima dyshohet të ketë plagosur vetën.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta (njëra me gas), një karikator pa fishekë, një karikator me dy fishekë me gas, një gëzhojë, katër thika dhe një shufër metalike” thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur se rasti është proceduar në procedurë të rregullt, teksa i dyshuari është duke vijuar tretmanin mjekësor.


(Kosova Sot Online)