Nga janari i këtij viti kjo komunë jep 600 euro për çdo lindje

  • A.P /
  • 08 January 2026 - 12:05
Nga janari i këtij viti kjo komunë jep 600 euro për çdo lindje

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin për rritje të subvencionimit për çdo lindje, në 600 euro, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga 500 sa ishte më parë, Latifi ka marrë vendim që nga janari i këtij viti të jetë 600 euro.

Ndërsa shton se deri në fund të mandatit do të rritet në 750 euro.

Postimi:

Nis zbatimi i zotimit tim publik, rritet subvencionimi për çdo lindje në 600€

Sot, nënshkrova vendimet e para për subvencionimin e dy lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.

Nga janari i këtij viti, çdo lindje e realizuar në repartin e maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet nga Komuna e Rahovecit me 600€, nga 500€ sa ishte më parë, ndërsa deri në fund të mandatit, në përputhje me zotimin e dhënë, subvencionimi do të rritet në 750€.

Mbi 3 mijë pako të panumëruara – Gara mes Hadergjonajt, Sadikut e Gashit vazhdon, LDK ‘’vështirë’’ se e humb mandatin e 15

 


(Kosova Sot Online)