SHBA u tërhoq edhe nga organizata me të cilat Kosova bashkëpunon

  • A.P /
  • 08 January 2026 - 14:00
SHBA u tërhoq edhe nga organizata me të cilat Kosova bashkëpunon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga një numër i madh i organizatave të ndryshme. Prej tyre, janë edhe Regional Cooperation Council (RCC) dhe Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kosova është anëtare e RCC-së që nga viti 2013 dhe në vazhdimësi ka bashkëpunime me këtë organizatë.

Ndërkohë pavarësisht se nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, prej vitesh Kosova ka dresuar lëndë në Komisionin e Venecias.

Njoftimi për tërheqjen e SHBA-së nga përkrahja e këtyre organizatave është publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.


(Kosova Sot Online)