KQZ gati të shpallë rezultatet përfundimtare

  • A.P /
  • 09 January 2026 - 08:11
KQZ gati të shpallë rezultatet përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orën 02:00 të mëngjesit të së premtes, më 9 janar 2026, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i fletëvotimeve të fundit nga votimi me postë jashtë Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, thotë se është mbyllur i gjithë procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar.

(Kosova Sot Online)