VV e feston rezultatin historik të Kurtit: Qytetarët s’lëshuan pe, votuan për siguri e begati

  • A.P /
  • 09 January 2026 - 13:15
VV e feston rezultatin historik të Kurtit: Qytetarët s’lëshuan pe, votuan për siguri e begati

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar rezultatin më të mirë në zgjedhje ndonjëherë, duke fituar 51.11 për qind të votave apo 486.994 vota. Kjo parti në Kuvend do të ketë 57 vende, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë rezultat e ka festuar Vetëvendosje dhe falënderoi qytetarët për mbështetjen.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! u konfirmua fuqishëm si subjekti politik më i votuar në historinë e Republikës së Kosovës. 486,994 vota – 51.11% të vullnetit qytetar. Faleminderit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që nuk lëshuan pe dhe votuan për siguri dhe begati. Faleminderit secilit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për fitoren tonë të fuqishme në zgjedhjet e 28 dhjetorit!”, ka shkruar Vetëvendosje.

Përpos rezultatit të përgjithshëm, kjo parti e shënoi edhe atë të liderit të saj, Albin Kurti.

“Albin Kurti, Kryeministri më i votuar në historinë e Kosovës, me 404,023 vota të fituara në zgjedhjet e 28 dhjetorit”.

(Kosova Sot Online)