Trump: SHBA duhet ta 'zotërojë' Groenlandën për ta parandaluar marrjen e saj nga Kina e Rusia

  • A.P /
  • 10 January 2026 - 09:05
Trump: SHBA duhet ta 'zotërojë' Groenlandën për ta parandaluar marrjen e saj nga Kina e Rusia

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se SHBA-të duhet të “zotërojnë” Groenlandën për të parandaluar Rusinë dhe Kinën ta bëjnë këtë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ne do ta bëjmë “në mënyrën e lehtë” ose “në mënyrën e vështirë”, ka deklaruar Donald Trump.

Danimarka dhe Groenlanda thonë se territori nuk është në shitje. Danimarka ka thënë se veprimi ushtarak do të shënonte fundin e aleancës transatlantike të mbrojtjes.

Presidenti amerikan ka thënë vazhdimisht se Groenlanda është jetike për sigurinë kombëtare të SHBA-së, duke pretenduar se ishte “e mbuluar me anije ruse dhe kineze kudo”.

(Kosova Sot Online)