Ekipi i Trump presion kreut të Rezervës Federale

  • A.P /
  • 12 January 2026 - 14:05
Ekipi i Trump presion kreut të Rezervës Federale

Administrata e presidentit Donald Trump ka intensifikuar fushatën e presionit mbi Rezervën Federale, duke ngritur padi ndaj kryetarit Jerome Powell për qëndrimet e mbajtura para Kongresit në lidhje me projektin e restaurimit të ndërtesës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vetë kreu i Bankës Qendrore amerikane, Powell, e quajti padinë një “pretekst”, me qëllimin për të ushtruar presion për të ulur normat e interesit në mënyrë drastike, ashtu siç kërkon Trump.

“Kërcënimi me padi penale është pasojë e caktimit të normave të interesit nga Rezerva Federale. Çështja qëndron nëse Rezerva Federale do të jetë në gjendje të vazhdojë të caktojë normat e interesit bazuar në prova dhe kushtet ekonomike, apo nëse, në vend të kësaj, politika monetare do të drejtohet nga presioni politik apo frikësimi.”

Presidenti Trump ushtron prej kohësh presion ndaj Rezervës Federale, Bankës Qendrore të SHBA-së, për të ulur normat e interesit, pasi politika e tij ekonomike nuk po jep rezultate për të ulur inflacionin dhe kostot e jetesës.

Reagimet politike ishin të menjëhershme. Senatori republikan Thom Tillis, një anëtar i Komitetit Bankar të Senatit, tha se kërcënimi me padi ndaj kreut të Fed-it vë në pikëpyetje “pavarësinë dhe besueshmërinë” e Departamentit të Drejtësisë. Tillis tha se do të kundërshtojë çdo kandidat të Trump-it për Rezervën Federale, “derisa kjo çështje ligjore të zgjidhet plotësisht”.


(Kosova Sot Online)