Rozeta Hajdari e akuzon Prokurorinë Speciale: Ndihem e pafajshme
Ministrja në detyrë e MINT, Rozeta Hajdari pas seancës gjyqësore për skandalin me Rezervat Shtetërore për të cilën tashmë ka një aktakuzë, ka thënë se ndihet krejtësisht e pafajshme, duke e quajtur procesin si tendencioze nga ana e Prokurorisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Përkundër që ndihem krejtësisht e pafajshme sepse është proces tendencioz duke shkelur çdo procedurë ligjore, duke qenë në kundërshtim me ligjin për rezervat shtetërore dhe ligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar ka iniciuar këtë aktakuzë ndaj meje”, tha ajo para mediave.
(Kosova Sot Online)
