Të shtunën pritet mot kryesisht me vranësira

  • A.P /
  • 17 January 2026 - 07:15
Të shtunën pritet mot kryesisht me vranësira

Të shtunën në Kosovë pritet mot kryesisht me vranësira, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në intervale të shkurtra do të ketë edhe kthjellime, duke lejuar rrezet e diellit të shfaqen herë pas here.

Nga orët e mbrëmjes, sidomos në zonat malore, mund të ketë reshje të izoluara dhe të dobëta bore.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 0°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 5°C gjatë pasdites.

(Kosova Sot Online)