Rinumërimi i votave: Disa kandidatëve ua janë shtuar votat, e disa tjerëve i janë avulluar
Rinumërimi i votave ka treguar që disa kandidatëve për deputetë i janë shtuar votat, e disa tjerëve i janë humbur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi tha se KQZ-ja mund të marrë vendim për rinumërim të vendvotimeve tjera. Por, deri tash nuk ka vendim.
KQZ në rinumërim kishte çuar 10 komuna 100%, ndërsa 28% komuna nga 10%.
“Sipas vendimit të KQZ-së, i datës 13 janar 2026, rinumërimi i plotë do të përfshijë 10 komuna, ndërkaq në 28 të tjera do të rinumërohen vetëm nga 10% e vendvotimeve të tyre. Varësisht nga gjetjet gjatë rinumërimit në këto 28 komuna, KQZ mund të marrë vendim të ri për rinumërim të vendvotimeve të tjera. Aktualisht, KQZ nuk ka marrë ndonjë vendim tjetër”, ka thënë ai.
Partitë politike kanë dënuar këtë praktikë, duke thënë se vullneti qytetar nuk duhet të devijohet. Madje, është kërkuar rinumërim të plotë të votvae.
Shumë kandidatë që kanë përfituar mijëra vota të shtuara në mënyrë të paligjshme nga komisionerë zgjedhorë, po distancohen publikisht nga këto veprime, duke deklaruar se votat në fjalë u janë shtuar pa dijeninë e tyre. Në situata kur ka dyshime për vepra penale, përfshirë krimin zgjedhor, është e pritshme që individët të deklarohen të pafajshëm deri në përfundimin e procedurave ligjore.
(Kosova Sot Online)
