Ja kandidatët nga 4 partitë që po humbin më së shumti vota

  • A.P /
  • 19 January 2026 - 07:32
Ja kandidatët nga 4 partitë që po humbin më së shumti vota

Procesi i rinumërimit të votave ka bërë që shumë prej kandidatëve për deputetë të humbasin numër të konsiderueshëm të votave nga rezultatet e para, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga LVV deri më tani, Arbër Rexhaj ka – 628 vota, Rea Krasniqi -545 vota, Dafina Alishani -465 vota, Valon Ramadani -432 vota, Mytaher Haskuka -280 vota.

Kurse nga Partia Demokratike më së shumti që ka humbur vota është, Fetah Paçarizi -6,010 vota dhe nga gjithë kandidatët për deputetë. Pas tij janë Nait Hasani -3,409 vota, Kujtim Gashi -2,360 vota, Luljeta Veselaj – Gutaj -2,102 vota, Xhemshit Krasniqi -413 vota.

Kurse nga LDK në pesëshen që kanë humbur më së shumti vota nga rinumërimi janë: Xhavit Uka -1,597 vota, Driton Selmanaj -1,047 vota, Anton Quni -535 vota, Visar Azemi -415 vota, Ardian Shala -155 vota.

Kurse nga AAK më së shumti vota ka humbur, Besnik Krasniqi -316 vota, Tringa Morina -163 vota, Burim Ramadani -153 vota, Edmond Hoxha -137 vota dhe Diellza Fetoshi -103 vota.


(Kosova Sot Online)