Një vjedhje e rëndë ka ndodhur sot në një lokal

  • A.P /
  • 22 January 2026 - 12:05
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur sot në një lokal

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur sot në një lokal në rrugën “UÇK” në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bëhet fjalë për një filial të Valës.

Zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana, tha se po punojnë për identifikimin e të dyshuarve.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një rast Vjedhje e rëndë, që ka ndodhur në një lokal në rrugën UÇK në Prishtinë. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit në koordinim të plotë me Prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.”

(Kosova Sot Online)