KQZ: Fletëvotimet e vendvotimeve të dyshuara për manipulim nuk do të shkatërrohen

  • A.P /
  • 24 January 2026 - 12:15
KQZ: Fletëvotimet e vendvotimeve të dyshuara për manipulim nuk do të shkatërrohen

Pas përfundimit të çdo procesi zgjedhor, një pyetje e natyrshme që lind është: çfarë ndodh me fletëvotimet e shtypura për zgjedhje?

Me miliona fletëvotime dhe materiale tjera zgjedhore nuk mund të ruhen, por ato duhet të shkatërrohen.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka shpjeguar se këto materiale s’mund të përdoren si të tilla për qëllime të tjera, andaj, shkatërrimi i tyre është një detyrim ligjor. 

“Shkatërrimi i materialit zgjedhor përbën një detyrim ligjor për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Zakonisht, në këtë proces përfshihen fletëvotimet, formularët e rezultateve, listat e votuesve si dhe materiale të tjera, përfshirë ato me karakter administrativ. Këto materiale janë përdorur jo vetëm gjatë ditës së zgjedhjeve, por edhe në fazat e ndryshme të procesit zgjedhor”,  theksoi Elezi.

(Kosova Sot Online)