Tahiri: Diplomacia e ukrainase duhet të bazohet në 'Marreveshjen e Rambujesë'

  • A.P /
  • 27 January 2026 - 13:05
Tahiri: Diplomacia e ukrainase duhet të bazohet në 'Marreveshjen e Rambujesë'

Edita Tahiri thotë se diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë, sa i përket negociatave që po zhvillohen për të bërë paqe me Rusinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Tahirit, Kosova kishte fituar lirinë dhe kishte mbrojtur sovranitetin e integritetin territorial.

“Bisedimet paqesore per ndaljen e luftes ne Ukraine po zhvillohen, sipas Zelensky-t ‘pjesa e sigurise se marreveshjes me Ameriken eshte afer nenshkrimit – bisedat per ceshtje territoriale jane thelbi i marreveshjes, qe jane ne rrjedhe – Sipas mendimit tim, mbrojtja e territoreve percakton fitoren e Ukraines – diplomacia e Ukrainase duhet te bazohet ne Marreveshjen e Rambujese, me te cilen Kosova   fitoi lirine dhe mbrojti sovranitetin dhe integritetin teritorial – pavaresia erdhi ne gradualitet, sic e percaktuam ne  Marreveshje, duke lene deren e hapur per pavaresine e Kosoves, te cilen e gezojme sot te gjithë”, ka shkruar Tahiri.


(Kosova Sot Online)