Arrestohen tre zyrtarë të komunës së Prishtinës

  • A.P /
  • 27 January 2026 - 14:00
Arrestohen tre zyrtarë të komunës së Prishtinës

Arrestohen tre zyrtarë të komunës së Prishtinës të dyshuar për ryshfet, njëri u kap në flagrancë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Tre zyrtarë të komunës së Prishtinës janë shoqëruar në stacion policor nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”.

Lajmin  e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

Gashi shtoi se njëri prej të dyshuarve është kapur në flagrancë.

“Janë shoqëruar në stacion policor tre persona për marrje ryshfeti, njëri prej tyre është zënë në flagrancë”, tha ai.


(Kosova Sot Online)