Personi që u gjet i vdekur në veturë është biznesmen

  • A.P /
  • 29 January 2026 - 07:35
Personi që u gjet i vdekur në veturë është biznesmen

Një person është gjetur pa shenja jete një veturë në lagjen Veternik në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë e ka konfitmuar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana. Ai ka bërë të ditur edhe se policia së bashku me prokurorin e shtetit kanë nisur hetimet mbi vdekjen e viktimës.

‘’Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë”, tha ai.

Personi i gjetur i vdekur është Hekuran Hoxha, i njohur si “Kani”,

Ai ishte biznismen nga Gjakova, dhe kandidat për deputet nga radhët e AAK-së në zgjedhjet e fundit.

(Kosova Sot Online)