FSK ndihmon Shqipërinë në një operacion kërkimi

  • A.P /
  • 29 January 2026 - 13:05
FSK ndihmon Shqipërinë në një operacion kërkimi

Forca e Sigurisë Kosovës është angazhuar në një operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

FSK tha se iu bashkua për ndihmë autoriteteve shqiptare pas ndihmës së kërkuar nga ato.

“Me kërkesën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Forca e Sigurisë Kosovës ka angazhuar një kontingjent të Kërkim-Shpëtimit, të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, i cili i është bashkuar Operacionit në Kolosit, të Republikës së Shqipërisë, për të intervenuar në operacionin e kërkimit të një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat”.

(Kosova Sot Online)