Sot bëhen 29 vjet nga rënia e heroit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij

  • A.P /
  • 31 January 2026 - 10:45
Sot bëhen 29 vjet nga rënia e heroit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij

Sot bëhen 29 vjet nga rënia e heroit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në kujtim dhe nderim të sakrificës së tyre, sot do të ketë një sërë aktivitetesh nga institucionet e vendit.

10:00 – 12:00

Aktivitetet e Komunës së Prishtinës me rastin e shënimit të 29 vjetorit të rënies së heroit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu:

10:00 – Nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti. (Prishtinë)

11:30 – Homazhe në Kompleksin Memorial të heroit “Zahir Pajaziti”. (Orllan)

12:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Hakif Zejnullahu”. (Lladoc)

11:30 – 13:00

Me rastin e 29-vjetorit të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, Komuna e Podujevës ka organizuar disa aktivitete në nderim të jetës dhe veprës së tyre. Merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)