Prokuroria kërkon paraburgim për 10 të dyshuar për manipulim votash
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë personave, të dyshuar për manipulim të numërimit me vota, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Procesi i intervistimit të 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan ka përfunduar, ndërsa 34 kryesues të intervistuarit janë dërguar në mbajtje 48-orëshe në Lipjan. Disa persona të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”.
(Kosova Sot Online)
