Kuvendi i Prishtinës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

  • A.P /
  • 03 February 2026 - 11:45
Kuvendi i Prishtinës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupia, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të premten, ku në rend të ditës është miratimi i buxhetit për vitin 2026, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Seanca është thirrur për në orën 10:00.

Seanca është thirrur në kohën kur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nuk e ka prezantuar ende kabinetin e tij qeverisës për mandatin e dytë, megjithëse kanë më shumë se dy muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve lokale.

(Kosova Sot Online)