Kearns: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na largohet nga vëmendja

  • A.P /
  • 07 February 2026 - 14:05
Kearns: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na largohet nga vëmendja

Deputetja britanike, Alicia Kearns, që shpesh sjell temat e Ballkanit në vëmendjen e Parlamentit britanik, këtë herë ka paralajmëruar që ky rajon s’duhet të mbetet jashtë vëmendjes së Mbretërisë së Bashkuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Duke folur për situatën në Bosnjë e Herecegovinë, Kearns përkujtoi viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe tha se paqja asnjëherë s’duhet të merret si e mirëqenë.

Ajo tha se në Bosnje ka pasë një vit të vështirë ligjet e kontestuara dhe veprimet e ish-presidentit nacionalist të Republikës Srpska, Milorad Dodik.

“Javën e kaluar, në Këshillin e Europës, u bëra thirrje komunitetit ndërkombëtar të bashkohet dhe të angazhohet për një Bosnje të sigurt dhe të qëndrueshme, të rrënjosur fort në familjen europiane, aty ku e ka vendin”, tha ajo.

Por, në fund ajo dha një paralajmërim për tërë rajonin.

“Por mbani mend fjalët e mia: ne në këtë sallë nuk duhet ta heqim vëmendjen nga Ballkani. Kërcënimi i konfliktit mbetet gjithnjë i pranishëm”, tha ajo.


(Kosova Sot Online)