Bajqinovci: Demokracinë s’e rrëzon propaganda

  • A.P /
  • 09 February 2026 - 08:00
Bajqinovci: Demokracinë s’e rrëzon propaganda

Mefail Bajqinovci, i ka reaguar nënkryetares së PDK-së, Besianë Musmurati, pasi kjo e fundit në një fjalim në Parlamentin Evropian ka ngritur shqetësime se Qeveria Kurti po e instalon në Kosovë mendësinë autoritare.

Sipas Bajqinovcit një qëndrim i tillë është kundër zgjedhjeve më demokratike në Kosovë.

“Opozita në turne diplomatik… kundër zgjedhjeve më demokratike në Kosovë.Imagjinoni çfarë thonë nëpër zyra dhe forume ndërkombëtare për votën e qytetarëve të vet. “Po instalohet mendësi,,,,,Demokracinë s’e rrëzon propaganda, e forcon vullneti i popullit”, ka shkruar Bajqinovci.

(Kosova Sot Online)