Tieger: Vrasja e Jasharëve në Prekaz zgjeroi luftën në Kosovë

  • A.P /
  • 09 February 2026 - 13:15
Tieger: Vrasja e Jasharëve në Prekaz zgjeroi luftën në Kosovë

Prokurori i lartë Alan Tieger ka nisur deklaratën përmbyllëse në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, duke prezantuar dëshmi që implikojnë ish-krerët e UÇK-së për krime gjatë luftës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai citoi dëshmitarë që thonë se shtabi i përgjithshëm synonte fitoren e plotë të pavarësisë së Kosovës, dhe theksoi se vrasja e familjes Jashari zgjeroi konfliktin.

“Shtabi i përgjithshëm kërkonte pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdonin deri ta merrnin fitoren e plotë. Ka qenë vetëm shtabi i përgjithshëm”, tha ai.

(Kosova Sot Online)