Ky është personi që u plagos nga të shtënat me armë

  • A.P /
  • 14 February 2026 - 15:45
Ky është personi që u plagos nga të shtënat me armë

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Mitrovicën, ku një person është plagosur me armë zjarri në një sulm të dyshuar si vrasje në tentativë.

Incidenti ka ndodhur më 13 shkurt 2026, rreth orës 22:00, në rrugën e Ulqinit, në Mitrovicë.

Sipas informacioneve fillestare, viktima Burim Sadiku, rreth 43-vjeçar ka raportuar se derisa ishte duke kaluar rrugën, nga një veturë VW ngjyrë hiri, në lëvizje, një person i panjohur – shoferi i automjetit – ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, duke e goditur.

Si pasojë, Sadiku ka pësuar lëndim në zonën mbi gjurin e këmbës së majtë, për ç’rast ka pranuar tretman mjekësor. Pas trajtimit, ai është liruar për në shtëpi.

Menjëherë pas sulmit, vetura e dyshuar është larguar me shpejtësi në drejtim të fshatit Koshtovë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe krimteknika, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit forenzik.

(Kosova Sot Online)