Kuvendi e ka miratuar në parim projektligjin mbi ndarjet buxhetore

  • A.P /
  • 16 February 2026 - 15:45
Kuvendi e ka miratuar në parim projektligjin mbi ndarjet buxhetore

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vendit për këtë vit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ishin 66 deputetë që votuan për ktë projekt-buxhet, 32 ishin kundër dhe 5 abstenuan.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i falënderoi deputetët për votimin dhe e mbylli seancën e jashtëzakonshme.

“Shihemi nesër në orën 10:30 [duke ju referuar seancë solemne për Ditën e Pavarësisë]. Ndërkohë kërkohet nga komisioni për buxhet dhe komisionet e tjera parlamentare që ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin rekomandimet”.

(Kosova Sot Online)