Orteku në Kaliforni, 10 skiatorë të zhdukur dhe disa të tjerë bllokuar

  • A.P /
  • 18 February 2026 - 09:15
Orteku në Kaliforni, 10 skiatorë të zhdukur dhe disa të tjerë bllokuar

Një ortek ka shkaktuar zhdukjen e 10 skiatorëve në rajonin e Liqenit Tahoe në Kaliforni, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë bllokuar dhe po presin shpëtim, njoftojnë autoritetet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Orteku u raportua rreth orës 11:30 në zonën Castle Peak, afër qytetit Truckee, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut të Nevadës.

Grupi, që përbëhej nga katër guida dhe 12 klientë, ndodhej në atë zonë kur ndodhi aksidenti. Kushtet e motit mbeten të rrezikshme, me mundësi për orteqe të tjera.

(Kosova Sot Online)