Grenell poston fjalën e Trump për Kosovën: Për çdo problem me Serbinë më telefononi

  • A.P /
  • 20 February 2026 - 09:05
Grenell poston fjalën e Trump për Kosovën: Për çdo problem me Serbinë më telefononi

Richard Grenell, i Dërguari Special i Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA-së, postoi në Twitter pjesë nga fjala e presidentit Trump gjatë mbledhjes së Bordit të Paqes në Uashington, ku foli për shmangien e një lufte mes Serbisë dhe Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Trump, gjithashtu i tha presidentes Vjosa Osmani se për çdo problem mes këtyre shteteve mund të telefonojë atë.

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli për paqen midis Kosovës dhe Serbisë: ‘Po merreni vesh. Dhe kur nuk merreni vesh, telefononi dhe ne do ta zgjidhim,’” shkruan Grenell.

(Kosova Sot Online)