Vjosa Osmani ka folur në telefon me presidentin e Finaldës

  • A.P /
  • 21 February 2026 - 16:00
Vjosa Osmani ka folur në telefon me presidentin e Finaldës

Presidentja Vjosa Osmani njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani tha se me të foli për zhvillimet politike dhe për sigurinë në vend, ndërsa tha se e ka falënderuar për mbështetjen që vendi i tij i jep Kosovës.

“Është gjithmonë kënaqësi të bisedoj me mikun e dashur të Kosovës, Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.  Diskutuam zhvillimet më të fundit politike dhe të sigurisë, si dhe partneritetin mes dy vendeve tona. E falënderova për mbështetjen e palëkundur të Finlandës për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Osmani në X.

(Kosova Sot Online)