Një rast i zhdukjes së një të mituri është raportuar
Një rast i zhdukjes së një të mituri është raportuar pasditen e së mërkurës në rrugën “Asllan Fazlia” në Drenas, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas policisë, zhdukjen e ka raportuar babai i tij, sipas të cilit djali ka dalë nga shtëpia dhe që nga ai moment nuk dihet vendndodhja e tij.
Rasti po hetohet nga organet e rendit.
(Kosova Sot Online)
