Rubio: Goditjet më të rënda ndaj Iranit nuk kanë ardhur ende
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se “goditjet më të rënda ndaj Iranit ende nuk kanë ardhur”, duke paralajmëruar për një përshkallëzim të mëtejshëm të veprimeve ushtarake, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Nuk do të hyj në detaje, por faza tjetër do të jetë edhe më e ashpër”, deklaroi ai.
Deklarata e tij vjen vetëm disa orë pasi presidenti Donald Trump bëri njoftime të ngjashme lidhur me operacionet ushtarake kundër Iranit.
(Kosova Sot Online)
