Hamza - Kurtit: Kandidati i propozuar prej PDK-së të jetë president

  • A.P /
  • 04 March 2026 - 07:55
Hamza - Kurtit: Kandidati i propozuar prej PDK-së të jetë president

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se i ka kërkuar Kurtit që kandidati i propozuar nga partia e tij të jetë president i vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se këtë kërkesë e kanë diskutuar në kryesinë e partisë, me pas ia ka transmetuar Kurtit në takimin e dytë.

“Pasi është largu si opsion i mundshëm kushdo nga Familja Jashari, kam shku në takim me qëndrim të qartë te z.Kurti. Presidenti të zgjedhet nga kandidati i propozuar nga PDK të jetë president, këtë ja kemi shtru si kërkesë z.Kurti”, tha Hamza.

(Kosova Sot Online)