Përleshje mes dy personave pas një mosmarrëveshjeje në trafik

  • A.P /
  • 04 March 2026 - 11:45
Përleshje mes dy personave pas një mosmarrëveshjeje në trafik

Dy persona dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë-Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:50, ku të dyshuarit pas një konflikti verbal në trafik, janë përleshur fizikisht mes vete.

Si pasojë e përleshjes, të dy personat kanë pësuar lëndime të lehta trupore, për çka kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet.

(Kosova Sot Online)