Osmani paralajmëron takime me liderë të partive për datën e zgjedhjeve

  • A.P /
  • 06 March 2026 - 09:08
Osmani paralajmëron takime me liderë të partive për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka paralajmëruar takim me liderët e partive politike në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo gjatë konferencës për media tha se sot do t’i ftojë përfaqësuesit e partive politike për datën e zgjedhjeve.

“Do të ftohen sepse siç e dini është obligim që të konsultohen paraprakisht dhe është pasojë e nevojshme që menjëherë pas shpërndarjes së kuvendit që të shpallen edhe zgjedhjet e reja, or paraprakisht duhet një konsultim formal me partitë politike dhe menjëherë pas kësaj të caktohet data”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)