Vetura godet dy këmbësorë, njëri vdes
Një aksident trafiku me fatalitet ndodhi dje në fshatin Nagavc të Rahovecit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Atje një person ka humbur jetën pasi bashkë me një tjetër u goditën nga një veturë, për shoferin e së cilës policia tha se e ka arrestuar dhe se gjatë aksidentit ai ka humbur kontrollin dhe nga pakujdesia e ka shkaktuar incidentin tragjik.
“Njëri prej tyre duke u dërguar në emergjencë me ndihmën e shpejtë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa viktima tjetër pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”, tha policia në raportin 24-orësh.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)
