Tahiri: Ne i kërkuam Kurtit që PDK të propozonte kundërkandidatin për President

  • A.P /
  • 07 March 2026 - 15:15
Tahiri: Ne i kërkuam Kurtit që PDK të propozonte kundërkandidatin për President

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se PDK kishte kërkuar në vazhdimësi që të kishte fillimisht pajtim rreth procesit në mes të PDK-së dhe LVV-së dhe më pas të jepeshin emrat për president, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Tahiri ka deklaruar se kjo ka qenë kërkesa e Bedri Hamzës në takimin me Kurtin.

Ai ka thënë se PDK kishte kërkuar që t’i propozonte edhe kandidatin por edhe kundërkandidatin për president, në mënyrë që të shmangej mundësia e humbjes për shkak të fuqisë së LVV’së brenda Kuvendit.

(Kosova Sot Online)