E shtuna pritet të sjellë mot kryesisht të kthjellët

  • A.P /
  • 14 March 2026 - 07:16
E shtuna pritet të sjellë mot kryesisht të kthjellët

E shtuna në Kosovë pritet të sjellë mot kryesisht të kthjellët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pjesa më e madhe e ditës do të jetë me diell, ndërsa herë pas here mund të ketë vranësira të lehta kalimtare.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 3°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 14°C gjatë pasdites.

(Kosova Sot Online)