Gërvalla e habitur sikur Kurti me dekretin e Osmanit: Më është dukur i nxituar

  • A.P /
  • 17 March 2026 - 11:05
Gërvalla e habitur sikur Kurti me dekretin e Osmanit: Më është dukur i nxituar

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u pyet mbi vendimin e presidentes Vjosa Osmani për dekretin që nxori për ta shpërndarë Kuvendin pasi deklaroi se institucioni legjislativ i vendit nuk kishte arritur ta zgjidhte Presidentin e ri, sipas afatit kushtetues.

Mbi këtë çështje, Gërvalla tha se është habitur me vendimin e saj.

“Jam habitur, më është dukur i nxituar ai veprim në orën 8 të mëngjesit…”, tha Gërvalla.

Duke shtuar se “jam e fundit që përmes medias t’i jap këshilla presidentes se çka duhet bërë…”.

(Kosova Sot Online)