Ka filluar zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet
Në Kosovë, ka nisur zbatimi strikt i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete, ligje këto që sjellin rregulla të reja për qëndrimin e shtetasve të huaj dhe përdorimin e automjeteve me targa të huaja në vendin tonë.
Ndërkohë në Mitrovicën e veriut, tashmë policia e Kosovës ka shqiptuar 40 vërejtje për personat që neglizhojnë këto ligje.
Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka lansuar aplikacionin për deklarimin e adresës për shtetasit e huaj që hyjnë në Republikën e Kosovës.
(Kosova Sot Online)
