Në Viti është konfirmuar prania e sëmundjeve infektive te lopët
Në fshatin Lubishtë të Komunës së Vitisë, është konfirmuar prania e sëmundjeve infektive te kafshët, konkretisht te lopët, që janë bruceloza dhe tuberkulozi.
Rasti i parë i tuberkulozit te lopët është konfirmuar më 3 mars 2026 në fermën e Xhevxhet Ferizit, fermer në fshatin Lubishtë të Komunës së Vitisë.
Ferizi thotë se dëmet janë të mëdha dhe se biznesi i tyre familjar është goditur rëndë. Ai sqaron se fillimisht, ka dyshuar për sëmundjen pasi lopët kanë abortuar viçat, ndërsa diagnoza është konfirmuar me ndihmën e veterinerit.
(Kosova Sot Online)
