Bajrami: Nëse vendi shkon në zgjedhje fajin e ka Vetëvendosje

  • A.P /
  • 25 March 2026 - 07:47
Bajrami: Nëse vendi shkon në zgjedhje fajin e ka Vetëvendosje

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se nëse vendi shkon në zgjedhje faji është i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se asnjë parti politike pos LVV nuk e ka pasur shansin që të zgjedh Presidentin.

Tutje tha se LVV nuk e ka hallin e qytetarëve, por si ta kap shtetin.

“Qeveria nuk e ka në fokus hallin e qytetarëve, por si të kapin shtetin. Nëse shkojmë në zgjedhje dhe gjitha indiakcionet aty po çojnë, fajin duhet t’i dihet dhe të jetë i qartë, është i Lëvizjes Vetëvendosje. Asnjë parti pas 28 dhjetorit nuk e ka pasur as shansin më të vogël për të zgjedhur presidentin”, ka thënë ajo. 

(Kosova Sot Online)