Policia kap në flagrancë dy persona duke vjedhur naftë

  • A.P /
  • 27 March 2026 - 10:15
Policia kap në flagrancë dy persona duke vjedhur naftë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.

Kjo pasi që të njëjtit janë kapur duke vjedhur naftë. Si provë materiale janë sekuestruar një akumulator, një pajser.

Nafta i është kthyer pronarit ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)