Një alpinist në gjendje kritike pas sulmit nga bletët

  • A.P /
  • 06 April 2026 - 12:00
Një alpinist në gjendje kritike pas sulmit nga bletët

Një alpinist ndodhet në gjendje kritike pasi u pickua mbi 100 herë nga bletët në Arizona, gjatë ngjitjes në Lookout Mountain.

Ai kërkoi ndihmë emergjente pasi nuk mund të zbriste, ndërsa ekipet e shpëtimit ndërhynë me helikopter për ta transportuar në spital. Sipas autoriteteve në Phoenix, gjendja e tij mbetet e rëndë.

Ekspertët paralajmërojnë se pickimet e shumta të bletëve mund të jenë shumë të rrezikshme, pasi helmi mund të shkaktojë dëmtime serioze në organizëm.

(Kosova Sot Online)