Khamenei mesazh Trump dhe Izraelit: Ne nuk heqim dorë
Irani kërkon dëmshpërblime për luftën e nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, si dhe një mënyrë të re për të menaxhuar Ngushticën e Hormuzit.
Kjo u bë e qartë nga Ajatollah Mojtaba Khamenei në një mesazh.
“Ne me siguri do të kërkojmë kompensim për secilën nga dëmet e pësuara, dëmshpërblim për gjakun e dëshmorëve dhe kompensim për plagët e veteranëve të kësaj lufte”, shkroi ai.
“Dhe me siguri do ta çojmë menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit në një fazë të re”, shpjegoi ai. “Irani nuk ka ndërmend të heqë dorë nga të drejtat e tij në negociatat me Shtetet e Bashkuara”, shtoi Khamenei.
“Ne nuk kemi kërkuar dhe nuk kërkojmë luftë, por në asnjë mënyrë nuk do të heqim dorë nga të drejtat tona legjitime. Në këtë kuptim, ne e shohim të gjithë frontin e rezistencës si një tërësi të unifikuar”, tha ai më tej, duke iu referuar Libanit.
(Kosova Sot Online)
