Ndalohet shoferi pasi i goditu dy këmbësorë

  • A.P /
  • 11 April 2026 - 13:00
Ndalohet shoferi pasi i goditu dy këmbësorë

Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Fushë Kosovë, ku një veturë ka goditur dy këmbësorë, duke u shkaktuar lëndime të rënda.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35 në rrugën “Nora Kelmendi”, ku një veturë e tipit Opel Astra, me ngjyrë të kuqe, e drejtuar nga Qendrim Zeneli, rreth 28-vjeçar, ka goditur dy këmbësorë.

Të lënduarit janë S.Sh., rreth 73-vjeçar dhe Z.H., rreth 61-vjeçar, të cilëve u është ofruar ndihma e parë në vendin e ngjarjes dhe më pas janë dërguar me autoambulancë në QKUK në Prishtinë.

Fillimisht gjendja e tyre nuk është vlerësuar si e rëndë, mirëpo pas pranimit në emergjencë, gjendja e njërit prej tyre është përkeqësuar dhe ai është ndaluar për trajtim të mëtejshëm në Klinikën Maksillofaciale.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, shoferi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Rasti është në hetim.

(Kosova Sot Online)